Burri spanjoll burgoset për vrasjen dhe ngrënien e nënës së tij

Një burrë spanjoll është burgosur për 15 vjet e pesë muaj për vrasjen dhe ngrënien e nënës së tij në apartamentin që ata ndanin në Madrid.

Alberto Sanchez Gomez vrau nënën e tij, preu trupin e saj dhe e hëngri atë për një periudhë prej të paktën 15 ditësh në fillim të vitit 2019, sipas një deklarate nga gjykata provinciale e Madridit, botuar të martën.

Nëna e tij, emri i së cilës nuk u bë i ditur në deklaratën e gjykatës, është identifikuar nga media lokale si Maria Soledad Gomez.

Sanchez, tani 28 vjeçar, u arrestua në Shkurt 2019 dhe gjyqi i tij filloi në Prill. Ai u dënua me 15 vjet për vrasje dhe pesë muaj për përdhosjen e një kufome.

Ai gjithashtu do të duhet të paguajë 60 mijë euro (rreth 73 mijë dollarë) vëllait të tij si kompensim, vendosi gjykata, e cila hodhi poshtë pretendimin e mbrojtjes se Sanchez ishte “trazuar psikologjikisht”.

Sanchez e mbyti atë për vdekje pas një debati, sipas një dokumenti dërguar CNN nga zyra e prokurorit të Madridit në fillim të gjyqit.

Ai më pas preu trupin e saj duke përdorur sharrën e një marangozi dhe dy thika kuzhine, duke ruajtur disa nga pjesët në frigorifer dhe duke i hedhur të tjerat në plehra në qese plastike, thuhet tutje në dokument.