Kryeministri Mickoski takohet me Danella Arsovskën për të zgjidhur kaosin në Shkup
Kryeministri Hristijan Mickoski, sot do të takohet me kryetaren e Komunës së Shkupit, Danela Arsovska, njoftoi Qeveria.
“Sot, më 19.08.2024 (e hënë) në ora 15:30, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski së bashku me ministrin e vetëqeverisjes lokale Zlatko Perinski do të takohen me Danela Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit në objektin e Qeverisë”, thuhet në njoftim.
Siç shkruan portali lideri.mk, takimi realizohet në kohën kur Shkupi është zhytur në kaos, për të cilin kryetarët e komunave kanë kritikuar Arsovskën, kurse kryeministri Mickoski ka shprehur gatishmëri për të ndihmuar në tejkalimin e këtyre problemeve në “afat racional”, para se Arsovksës eventualisht ti meren kompetencat në disa sfera./Lideri