May 2, 2024
Maqedoni

Kryeministri Kurti priti në takim politikanin me prejardhje nga Sllupçani i Likovës, Fidan Limani (Video)

Në vazhdën e takimeve intensive në terren me kuadro dhe vendimarrës kudo në trevat shqiptare, politikani shqiptar në Austri me prejardhje nga Sllupçani i Kumanovës, Fisan Limani, dje ubtakua me Kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Së bashku, diskutuam mbi çështje të rëndësishme për diasporën, integrimin dhe faktorizimin e saj. Temë tjetër diskutimi ishte edhe bashkëpunimi me Republikën e Maqedonisë së Veriut, me theks marrëdhëniet dhe bashkëpunimin për diasporën”, njoftoi Limani pas takimit.