May 11, 2024
Maqedoni

Kryeministri Kovaçevski po merr pjesë në Forumin strategjik të Bledit në Slloveni

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot do të flasë në Forumin strategjik të Bledit i cili këtë vit është në temën “Solidariteti për siguri globale”.

Siç lajmëron raportuesi i MIA-s, Kovaçevski, në Forumin strategjik të Bledit pasdite do të ketë paraqitje në panelin e liderëve së bashku me kryetarin e Këshillit të Evropës, Sharl Mishel dhe kryeministrat e Sllovenisë, Robert Golob, Shqipërisë – Edi Rama, Kroacisë – Andrej Plenkoviq, Kospvës – Albin Kurti, Bullgarisë – Nikollaj Denkov, Serbisë – Ana Bërnabiq, Malit të Zi – Dritan Abazoviq dhe kryetaren e Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto.

Kryeministri Kovaçevski do të realizojë edhe takime bilaterale me përfaqësuesit e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak dhe të Mbretërisë së Bashkuar, Sër Stjuart Piç, si dhe me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq.

Mbrëmë kryeministri pati takim bilateral me kryetarin e Këshillit të Evropës, Sharl Mishel, ku dy bashkëbiseduesit u dakorduan se ndryshimet kushtetuese paraqesin mundësijnë e vetme dhe të papërsëritshme për përparimin dhe prosperitetin e Maqedonisë së Veriut në kuadër të BE-së.

“Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE do të ketë ndikim pozitiv edhe ndaj gjendjeve të prëgjithshme në Ballkanin Perëndimor, e posaçërisht në pjesën e zhvillimit ekonomik të vendit, ashtu edhe të rajonit”, u cek, mes tjerash, në takim.

Paraprakisht Kovaçevski mori pjesë në darkën e punës në organizim të kryeministrit slloven, Robert Golob.

Në takimet në Bled, kryeministri është i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, të cilët gjithashtu kanë paraqitje në disa nga panelet e Forumit që mbahet sot dhe nesër.

Në pjesën e dytë të Forumit strategjik të Bledit, zëvendëskryeminsitri për çështje evropiane dhe kryenegociuesi me BE-në Mariçiq do të flasë në panelin me temë: Lamtumirë Evropë! (?) – Anije globale apo Lider global: Evropa në Moshën e Re Gjeopolitike, ku baskëfolës të tij do të jenë Arança Gonzales, dekan i Shkollës së Parisit për marrëdhënie ndërkombëtare, Federika Mogerini, rektore, Kolexhi i Evropës, Kristofer Smit, zëvendës sekretar asistent për Evropën Qendrore dhe Evropën Jug-Qendrore, Mirosllav Vlaçovski, ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropian i Sllovakisë dhe Tanja Fjaon, Zëvendëskryetare dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë, me të cilën do të realizojë edhe takim bilateral.

Mariçiq në margjina të Forumit strategjik të Bledit do të takohet edhe me delegacionin e kryesuar nga sekretarja shtetërore e angazhuar për Evropë pranë Këshillit të ministrave të Francës, Lorans Bun dhe me kryeytarin e SDP Kroaci, Pexha Gërbin.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani do të flasë në ditën e dytë të Forumit në panelin me titull “Ballkani Perëndimor: GJithçka ndryshon, por mbetet njejtë?”.

Konferenca ndërkombëtare e Forumit strategjik të Bledit është konferencë kryesore në Evropën Qendrore dhe Juglindore, e cila mbahet çdo vit në liqenin e Bledit, Republika e Sllovenisë, ku pjesëmarrësit nga fusha të ndryshme këmbejnë mendime dhe gjenerojnë ide për përballje me sfidat e tanishme dhe të ardhshme globale.