Kryeministri holandez Rutte të mërkurën për vizitë në Shkup
Kryeministri holandez Mark Rutte nesër (e mërkurë) do të arrijë për vizitë në Maqedoni.
Kjo është vizita e parë e kryeministrit të Holandës në RMV, ndërsa do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev.
Një muaj më parë, në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Brdo të Sllovenisë, kryeministri holandez tha se vendi i tij do të bëjë gjithçka që ka për të zhbllokuar fillimin e negociatave për Maqedoninë.
Rutte më pas shprehu shpresën se kjo do të ndodhë pas zgjedhjeve në Bullgari në muajin nëntor.