BallinaMaqedoni

Kryeministri grek paralajmërim Qeverisë së re: Devijimi prej Marrëveshjes së Prespës, pasoja në rrugën drejt BE-së

Devijimi nga Marrëveshja e Prespës do të sjellë pasoja edhe në rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut edhe në marrëdhëniet bilaterale është paralajmërimi që lëshoi kryeministri grek, Kiriakos Micotakis ndaj Qeverisë së ardhshme të Maqedonisë së Veriut, me shumë gjasa të drejtuar nga VMRO-DPMNE. Në intervistë për televizionin “Skaj”, Mickotakis tha se derisa nuk ekziston harmonizim i plotë me dispozitat e Marrëveshjes së Prespës, Greqia nuk do t’i ratifikojë tre memorandumet për bashkëpunim.

Ndaj këtyre paralajmërimeve reagoi Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE, i cili në një postim në Facebook, shkroi se Qeveria greke ka pritur që nga viti 2020 në rast se opozitarët e rinj mendojnë të kritikojnë qeverinë e re ende të pa krijuar.

Micotakis në intervistë përkujtoi, siç tha ai, paralajmërimin e tij në vitin 2019 se “ratifikimi i Marrëveshjes na obligon ta zbatojnë atë në të ardhmen”. Shtoi se  për përcaktimin ‘maqedonas’, për fat të keq është e garantuar në Marrëveshjen e Prespës dhe ky ishte mospajtimi i tyre më i madh, përkatësisht prapashtesat kombi maqedonas dhe gjuha maqedonase, dhe jo ‘i Maqedonisë së Veriut’.