KRRE-ja vendosi, ulet çmimi i dizelit për 1.5 denarë
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), solli vendim, me të cilin kryhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,03 % në raport me vendimin e datës 15.11.2021.
Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,50 denarë/litër, ndërkaq çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulet për 1,00 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,607 denarë/kilogram dhe tani do të jetë 41,245 den/kg.
Nga data 23.11.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 75,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 98 77,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 66,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 66,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,245 (denarë/kilogram)