Maqedoni

Kroacia zbulon pesticid shumë helmues në specat e importuar nga Maqedonia

Një pesticid helmues i ndaluar është zbuluar në specat e importuar nga Maqedonia e Veriut, njoftoi Sistemi Evropian i Sinjalizimeve të Shpejtë për Trafikun Ushqimor.

“Tek specat nga Maqedonia e Veriut janë gjetur mbetje të pesticidit formatenat. Rreziku është serioz”, thuhet në njoftim.

Vendi i raportimit është Kroacia. Supozohet se pesticidi është zbuluar duke analizuar mostrat e specit në tregun kroat, pasi nuk ka asnjë informacion se ngarkesa është kthyer nga kufiri.

Formetanati, siç analizohet nga mediat lokale, është një insekticid jashtëzakonisht efektiv që përdoret në prodhimin e frutave dhe perimeve. Shumë vende ende e përdorin atë, por është e ndaluar në Bashkimin Evropian për shkak të dyshimeve se mund të ndikojë në shëndetin e njeriut.

Formetanati është shumë toksik nëse gëlltitet me gojë, mesatarisht toksik nëse thithet dhe ka toksicitet akut të ulët nëse aplikohet në lëkurë.

Studime të shumta shkencore kanë vërtetuar se formatenati mund të jetë toksik përmes frenimit të kolinesterazës. Aktiviteti i kolinesterazës përcaktohet kryesisht në sëmundjet e mëlçisë, helmimin e dyshuar me pesticide dhe një formë atipike të enzimës.

Shenjat klinike pas ekspozimit akut dhe kronik ndaj formatit te minjtë ishin të reduktuar në peshë trupore dhe te qentë pështymë e tepërt, frymëmarrje e rënduar, dridhje, të vjella, kollë dhe heshtje jonormale.

U arrit në përfundimin se pesticidi formatenat është potencialisht neurotoksik pikërisht për shkak të aftësisë së tij për të frenuar kolinesterazën.