Maqedoni

Kritikuesit e ashpër të Ahmetit dhe Zaevit futen ne Qeveri, transformimi i Alternativës

E CILËSONIN QEVERINË SI ANTI-EVROPIANE, U BASHKUAN PËR TË NA FUT NË EVROPË

Gjithçka filloi kështu…

E pasi u bë e qartë se koalicioni Aleanca dhe Alternativa i humbën zgjedhjet, ishte pikërisht Afrim Gashi, i cili para Kuvendit, u premtoi qytetarëve se do ta vazhdojë betejën për ndryshim, derisa ky ndryshim nuk do të ndodhë. Madje shkoi më larg, duke premtuar se bashkëpunimi me Aleancën, do të thellohet.

Nga Alternativa në ditën kur kumtuan se janë në bisedimet për të hyrë në Qeveri, thanë se arsyeja kryesore është stabiliteti politik dhe marrja e datës. E videot nga arkivi, e dëshmojnë se Alternativa nuk beson që kjo Qeveri është pro-evropiane.

E punët si duket ndryshuan në ditën kur Zaev i ofroi Gashit, hyrje në Qeveri.
ORHAN MURTEZANI, ZËDHËNËS I ALTERNATIVËS
Hysni Ismaili, nënkryetar, Bekim Sali, Ministër. Admirim Aliti, Ministër. Xhemail Çupi, Ministër. Lulzim Aliu, Zëvendësministër. Abdylshyqyr Abedini, Zëvendësministër. Daim Luçi, Zëvendësministër. Orhan Murtezani, drejtor. Amir Elezi, drejtor. Dritan Rexhepi, drejtor. Mubekir Palloshi, drejtor. Blerim Abazi, Drejtor. Bekim Emini, drejtor.
Në fund të mbledhjes, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka kërkuar nga funksionarët që të punojnë me dinjitet dhe ndershmëri. /KlanMacedonia/