Krisin grushtat, serbët rrahen mes veti në zgjedhje (Video)
Zgjedhjet në Serbi janë duke u përcjell me shumë incidente, ku ka pasur edhe rrahje në vende të caktuara.
Fillimisht ishte raportuar për rrahje mes punonjësve të një qendre votimi në Novi Pazar, transmeton Telegrafi.
E tani edhe në Beograd, ku lideri i Lëvizjes Qytetare (PSG) Pavlle Grboviq ishte viktimë e një grupi të rinjsh që e grushtuan e shqelmuan.
Fillimisht fjalët e tij ishin vetëm pretendime, por pas publikimit të pamjeve shihet se Grboviq ishte viktimë e një sulmi që ndodhi para një qendre votimi.
Megjithatë policia në Serbi ka bërë të ditur se po heton rastin.