May 29, 2024
Opinion

Krietar, Krieministri i parë shqiptar në RMV më shumë është ngjarje Gjeografike sesa historike

Ejup Berisha

Bashkimi Demokratik për Integrim-BDI gjatë kohë ka premtuar se do ta zbaton Marrveshjen e Ohrit. Por edhe pas 23 vitesh kjo parti politike per fat të keq nuk e zbatoi këtë Marrveshje në tërësi. Edhe pse e njëjta ishte shume e rëndësishme pasiqë me këtë dokument u ndërpre konflikti shqiptaro-maqedonas i vitit 2001dhe me të gjithashtu pala maqedonase u zotua se do të bën më shumë për respektimin si dhe për përparimin e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve të RM-së. Nga kjo që e shkrova më lartë nuk është e vështirë të kuptohet se cilët janë fajtorët dhe shkaktarët kryesor për mos zbatimin e plotë të Marrveshjes së Ohrit. Dhe meqë tanimë i dimë të gjitha faktet për moszbatimin e Marrveshjes së Ohrit edhe pse ajo duheshte detyrimishtë të zbatohej plotësishtë për shkak të sakrificave të mëdha që i bëri populli shqiptar për arritjen e saj atë megjithatë nuk e zbatuan aktorët kryesor politik të cilët pretendonin se janë trashëgimtare të UQK-së të cilët më vonë u rreshtuan në subjektin politik BDI. Se pse se zbatuan të plotë marrëveshjen e Ohrit ne disa e dimë, disa nuk e dinë ndërsa disa janë të bindur se
është zbatuar plotësishtë e njëjta sepse ata verbërishtë u besojnë përrallave dhe gënjeshtrave të udhëheqësve të BDI-së se këta e kanë zbatuar MO-në. Se pse kësaj populli ka ditur ti përgjigjet shkurt dhe saktë me thënien “Më afër gusha se fusha”. Apo kjo tregon se për disa më e rëndësishme është përmbushja e interesit të tyre të veçantë sesa të atij të përgjithshmit. Sipas të gjitha gjasave autorët kryesor politik të tubuar rreth subjektit politik BDI në vend të forcimit të pozitës politike, juridike, sociale dhe ekonomike të shqiptarëve këtu në vendin tonë me Marrveshjen e Ohrit e forcuan vetëmse pozitën e tyre individuale dhe të familjarëve të tyre. Dhe gjithçka në një shtet por edhe marrveshjet siç është edhe kjo e Ohrit janë relevante dhe autentike vetëm nëse zbatohen e nëse nuk zbatohen ato nuk janë më
të njëjtat. Prandaj meqë MO-ja nuk u zbatua tërësisht tani e tutje asaj me plot të drejtë duhet ti ndryshohet edhe emri. Kështuqë Marrëveshja në fjalë tani e tutje propozoj që të quhet Marrëveshja ATBA apo Marrëveshja Ali, Talat, Bujar dhe Artan. Bile nëse e analizojmë në detaje kjo Marrveshje i solli me së shumti leverdi vetëmse ish Deputetit, ish Ministrit te Mbrojtjes, ish Kryetarit të Kuvendit dhe në 100 ditët që do të pasojnë Kryeministrit të ardheshëm teknik Talat Xhaferit. Kjo po del se i tërë konflikti i vitit 2001 në RM u zhvilliua vetëmse për ta akomoduar nëpër postet më të larta shtetërore Talat Xhaferin e jo për të gjithë shqiptarët e RMV-së. Dhe në këtë këndvështrim Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti e ka gabim kur pohon se zgjedhja e Talat Xhaferit si Kryeministër të parë shqiptar në RMV është ngjarje historike, jo jo ajo më shumë është ngjarje Gjeografike sepse nga Marrëveshja në fjalë më së shumti ka përfituar dhe po përfiton gjeografikishtë vetëmse Forina e Gostivarit. Nëse analizojmë nga aspekti i (mos) sinçeritetit të BDI-së rreth Kryeministrit të parë shqiptar ngjarja është më tepër manipuluese dhe intrigante me motive përfituese meqë me të poentojne dhe përfitojne në të gjitha aspektet shumë pak njerëz në BDI ashtu siç kanë poentuar dhe përfituar një kohë bukur të gjatë vetëmse disa prej tyre sesa diçka e sinçertë që don ta realizon BDI në interes të të gjithë shqiptarë
ve. BDI bile edhe në Qeverinë e re refuzon të ndryshohet dhe të rifreskohet në aspekt kadrovik. Kjo parti edhe në Qeverinë
me aftësi të kufizuara veprimi do të pë
rfaqsohet me të njëjtat kuadro pra me ata që
i kishte deri tani. Prandaj duhet parashtruar pyetja se sa është historike qështja e zgjedhjes së Kryeministrit të parë
shqiptar dhe se sa e njëjta do të jetë në
interesin e të gjithë shqiptarë
ve. Qeveria e re duheshte të sillte risi dhe rifreskime të anëtarëve Qeveritar e jo BDI të vazhdon të përfaqsohet nga kuadrot e saj të deritashme të dështuara në Qeveri.