May 3, 2024
Sport

Krenaria e futbollit shkupjan, Krenar Sulejmani, me vetëm 15 vite do të jetë pjesë e klubit legjendar kroat, Hajduku i Splitit

Krenar Sulejmani nuk mban vetëm emrin Krenar, por ai me të vertetë po shndërrohet në krenari të vërtetë të futbollit shkupjan, me formën dhe rezultatet që është duke treguar. Lojtari i cili aktivizohej tek Makedonija Gjorce Petrov, ka filluar të bie në sy tek skuadrat e mëdha, falë talentit, disiplinës dhe angazhimit maksimal në teren.

Pas vëzhgimit të skautëve nga Hajduku i Splitit u anguzhua tek po i njejti ekip.

“Formalitetet janë kryer, në janar do e nënshkruaj kontratën. Mezi pres të jap kontributin tim në këtë klub kroat me histori aq të pasur. Deri atëherë do të jem lojtar aktiv në Makedonija Gjorçe Petrov”, thotë Krenari në deklaratën e tij për portalin Lideri.mk, duke mos harruar të falënderojë menaxherin e tij, Vanço Balevski për këtë përparim në karrierën e tij.

Krenari ka lindur në vitin 2008. Edhe pse ende i ri me moshë, ai me sukses po “shqyen” rrjetat e ekipeve kundërshtare, duke treguar performansa kulmore prej golashënuesi. Gjatë kampionatit të fundit ka luajtur 15 ndeshje kampionale ku realizuar 10 asiste dhe ka shenuar 19 gola. Falë formës së mirë, Krenari është bë pjesë e kombëtares së Maqedonisë së Veriut për grupmoshat U15, ku poashtu është duke shkëlqyer. Në bazë të formës që po e tregon tani, Krenar Sulejmani pa dyshim një ditë do të jetë ylli që shkëlqen mbi qiellin futbollistik në vendin tonë dhe në Evropë.

Krenar Sulejmani me menaxherin e tij Vanço Balevski