Maqedoni

Krenar Lloga: Raporti i KE-së i shpreh të gjitha shqetësimet të cilat i kam adresuar

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga i pyetur për raportin e Komisionit Evropian, tha se raporti i shpreh të gjitha ato shqetësimet që edhe ai si ministër i drejtësisë i ka ngritur që në momentin e parë kur është emëruar si ministër i drejtësisë.

“Jam ministër që nga muaji mars dhe mos harroni se në muajin prill ne patëm ato fenomene shumë të dëmshme që u shfaqën nga Këshilli gjyqësor dhe përskaj këtyre zhvillimeve, degradimi politik vazhdoj si nga bllokada e opozitës ashtu edhe siç notohet dhe është pjesë e notës së BE-së edhe për Qeverinë që është flamuri evropian ku thuhet se është përdorur në vende ku nuk është dashur të përdoret dhe kjo me të vetëm arsye se opozita e mban peshën e fajit se ka bllokuar ligje me mijëra amendamente të cilat nuk është dashur t’i bllokojë”, ka thënë ministri Krenar Lloga.

Ai ka thënë se Maqedonia në letër ka bërë reformat por zbatimi i tyre është ajo problematikja.