May 13, 2024
Maqedoni

Krejt çka tha Ali Ahmeti në ditëlindjen e 19 të BDI

Ahmeti: BDI po pret shiritin e gjelbër

Një jetë e një diell, një ajër e një ujë, një tokë e një planet i ndajmë bashkërisht. Të kujdesemi për to pa dallime etnike, pa dallime fetare, pa dallime partiake, kulturore, arsimore, sociale e te çfarëdo qoftë lloji tjetër. Kështu është shprehur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti gjatë shpalosjes së platformës së re të partisë që ai udhëheq para opinionit.

Kryetari Ahmeti gjithashtu ka njoftuar se nga sot përveç se në nivelin qendror, agjenda e gjelbër do të jetë kryefjalë edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale edhe atë me kontributin e njohësve më të mirë të fushës.

“Apeloj deri tek shoqëria civile dhe grupet e interesit që t’i bashkëngjiten agjendës tonë të gjelbër me idetë dhe përvojat e tyre të cilat do të përqafohen nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim. E gjithë kjo për arsye se edhe ne, edhe pasardhësit tanë, kemi vetëm një jetë, ta jetojmë dhe t’ua lëmë fëmijëve tanë në trashëgimi këtë planet me mundësi të pafund për zhvillim të mëtejmë sepse ne, nuk kemi të drejtë t’ua shkatërrojmë të ardhmen brezave pas nesh,” ka deklaruar Ahmeti.

BDI është e parti politike e zhvillimit dhe e vendeve të punës edhe atë tashmë përmes agjendës së gjelbër, BDI përveç se për barazinë, zhvillimin dhe frymën euroatlantike, kujdeset edhe për ajrin, për ujin, për tokën, për mjedisin e përbashkët si një nga parakushtet për zhvillim dhe jetë cilësore. Kështu u shpreh kryetari i Bashkimit Demokratik Ali Ahmeti gjatë fjalimit të tij me rastin e 19 vjetorit të themelimit të partisë që ai udhëheq.

“Ju që jeni këtu, anëtarët tanë, votuesit tanë, por jo vetëm, gati se edhe të gjithë qytetarët e vendit tonë e njohin konsistencën tonë, qëndrueshmërinë e politikave tona dhe që të gjithë e dinë që atë që e themi edhe e realizojmë. Për 19 vite jemi shtyllë e stabilitetit, paqes, sigurisë, barazisë dhe vazhdimësisë dhe realizimit të ëndrrës euroatlantike. Nuk u lëkundëm nga qëllimet tona asnjëherë dhe për asnjë çmim”, u shpreh Ahmeti.

Ahmeti gjithashtu me këtë rast ka thënë se sot e tutje do të bëhemi edhe shtyllë e jetës së përbashkët dhe cilësore, ashtu siç i vëmë drynin Jugohromit si ndotës më i madh i Pollogut, apo siç e shndërruam Malin Sharr në park kombëtar.

Ahmeti: BDI përqafon agjendën e gjelbër

BDI është e parti politike e zhvillimit dhe e vendeve të punës edhe atë tashmë përmes agjendës së gjelbër, BDI përveç se për barazinë, zhvillimin dhe frymën euroatlantike, kujdeset edhe për ajrin, për ujin, për tokën, për mjedisin e përbashkët si një nga parakushtet për zhvillim dhe jetë cilësore. Kështu u shpreh kryetari i Bashkimit Demokratik Ali Ahmeti gjatë fjalimit të tij me rastin e 19 vjetorit të themelimit të partisë që ai udhëheq.

“Ju që jeni këtu, anëtarët tanë, votuesit tanë, por jo vetëm, gati se edhe të gjithë qytetarët e vendit tonë e njohin konsistencën tonë, qëndrueshmërinë e politikave tona dhe që të gjithë e dinë që atë që e themi edhe e realizojmë. Për 19 vite jemi shtyllë e stabilitetit, paqes, sigurisë, barazisë dhe vazhdimësisë dhe realizimit të ëndrrës euroatlantike. Nuk u lëkundëm nga qëllimet tona asnjëherë dhe për asnjë çmim”, u shpreh Ahmeti.

Ahmeti gjithashtu me këtë rast ka thënë se sot e tutje do të bëhemi edhe shtyllë e jetës së përbashkët dhe cilësore, ashtu siç i vëmë drynin Jugohromit si ndotës më i madh i Pollogut, apo siç e shndërruam Malin Sharr në park kombëtar.

Ahmeti: BDI përqafon agjendën e gjelbër

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim me rastin e shënimit të 19 vjetorit të partisë dhe me rastin e 5 Qershorit, Ditës Botërore e Mjedisit shpalosi dhe platformën e re të partisë që ai udhëheq.

Ai me këtë rast ka thënë se agjenda e gjelbër nënkupton jetë cilësore, vende pune dhe zhvillim, në veçanti në periudhën pas pandemisë dhe ndikimit negativ të saj mbi ekonominë, vendet e punës, shëndetin dhe jetën në përgjithësi.

“Paratë e dedikuara në agjendën e gjelbër janë investim sepse mjedisi dhe ekonomia janë të ndërlidhura, janë investim mbi shëndetin publik, në mbrojtjen e ambientit, në çasjen në ujë dhe ajër të pastër, në pastrim të deponive, në reduktimin e emetimeve të gazrave, rrugë dhe hekurudhë cilësore, gazifikim dhe energji të gjelbër, ndikon edhe në cilësinë dhe rrjedhimisht edhe në kohëzgjatjen e jetës tonë, në shëndetin mendor, në parandalimin e katastrofave që do të kushtojnë shumë më tepër, shpesh edhe me jetë”, deklaroi Ahmeti.

Sot, cenimi i agjendës së gjelbër dhe ndotja e mjedisit jetësor është kërcënim ndaj sigurisë, siç është edhe korrupsioni dhe krimi i organizuar, prandaj dhe qeveria, komunat dhe të gjitha institucionet tona duhet të bashkëngjiten dhe ne do të angazhohemi për këtë, të bëhemi lider rajonal dhe europian në politikat e agjendës së gjelbër.

Ahmeti: BDI po transformohet dhe modernizohet

Pas miratimit të pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit dhe zbatimit të përditshëm të saj, reformave thelbësore, anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe vulosjes së të ardhmes Europiane, ka ardhur koha që Bashkimi Demokratik për Integrim të transformohet. Kështu ka deklaruar kryetari i BDI-së Ali Ahmeti gjatë fjalimit të tij me rastin e 19 vjetorit të themelimit të partisë së tij.

“Prandaj ne sot, mu në ditëlindjen e 19-të të Bashkimit Demokratik për Integrim, në përputhje me Rezolutat e miratuara në Kongresin tonë të fundit, po nisim një politikë të re, një mënyrë të re të të bërit politikë dhe të vepruarit të drejtpërdrejt, përtej të drejtave etnike, zhvillimit dhe synimeve integruese, politikë për drejtësi mjedisore, për jetë cilësore. Sot, Bashkimi Demokratik për Integrim në tërësi e përqafon agjendën e gjelbër si pjesë e Marrëveshjes së Gjelbër Europiane dhe e shton atë në krah të shtyllave tona programore si prioritet”, deklaroi Ahmeti.

Kryetari i BDI-së Ahmeti gjithashtu me këtë rast ka thënë se ai bashkë me bashkëpunëtorët e tij tashmë janë fokusuar tërësisht në cilësinë e të jetuarit, kushteve të jetës së përditshme, zhvillimin, arsim dhe shëndetësinë cilësore, drejtësinë joselektive, dixhitalizimin, politikat sociale, infrastrukturën, ekonominë dhe mjedisin jetësor.

Ahmeti: Agjenda e gjelbër do ta mbaj vulën e BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim si një nga organizatat politike më të suksesshme në historinë e Maqedonisë së Veriut, lindi si nevojë e kohës, si forcë e obliguar nga qytetarët që të sjell barazi nëpërmjet të zbatimit të plotë të Marrëveshjes paqësore të Ohrit. Kështu u shpreh kryetari i Bashkimit Demokratik Ali Ahmeti gjatë fjalimit të tij me rastin e 19 vjetorit të themelimit të partisë që ai udhëheq.

“Një vajze e re, Greta Tunberg, përshkoi botën me alarmin për ndryshimet klimatike e politikën ambientaliste dhe të gjithë ia hapën derën. Erdhi koha që edhe ne ta hapim derën hapë krah dhe të përqafojmë këto politika për një të ardhme të gjelbër, të sigurt, të zhvilluar dhe të shëndosh. Këtë e kërkoni ju, rinia. Rinia zëshëm kërkon kushte jete si bashkëmoshatarët e vet në perëndim, vende pune, ambient jete modern me ajër të pastër, ujëra të pastër, male dhe fusha të gjelbërta, rrugë e hekurudhë moderne, energji të gjelbër, shkolla, çerdhe dhe spitale me efikasitet energjetik, të sigurta dhe bashkëkohore”, deklaroi Ahmeti.

Sipas Ahmetit, Bashkimi Demokratik për Integrim tashmë ka legalizuar arsimin sipëror në gjuhën shqipe, ka bërë decentralizimin, ka siguruar përdorimin e lirë të simboleve kombëtare, gjuhën shqipe të barabartë, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, integrimin në NATO, marrjen e dritës së gjelbër për anëtarësim në Bashkimin Europian, bashkë me shumë prioritete tjera të qytetarëve tanë. FLAKA