Kovaçevski zyrtarisht mandatar, LSDM-ja zgjodhi edhe udhëheqësin e re
Lideri i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se për të është nderë dhe përgjegjësi e madhe që ka marrë besimin nga Bordi Qendror i partisë për të qenë mandatar për formimin e Qeverisë së re.
– Advertisements –
“Është një sfidë që jam gati ta pranoj dhe të punoj fort për të justifikuar besimin. Vazhdojmë me seancën e Bordit Qendror për zgjedhjen e kryesisë së re, si dhe anëtarëve të rinj të Bordit Qendror dhe Ekzekutiv të LSDM-së. LSDM do të riorganizohet, do të vazhdojë të demokratizohet dhe modernizohet. Partia është e hapur për përfshirjen e njerëzve të rinj që do të karakterizohen nga dija, ndershmëria dhe përkushtimi ndaj vlerave socialdemokrate”, ka shkruar Kovaçevski.
Pas mbajtjes së mbledhjes të Bordit Qendror të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Kovaçevski ka mbajtur një pres konferencë për media ku bëri të ditur emrat e nënkryetarëve të zgjedhur dhe Këshillit Ekzekutiv të partisë.
Nënkryetarët e LSDM-së u zgjodhën:
Fatmir Bytyqi
Pero Kostadinov
Stefan Bogoev
Bisera Kostadinova Stojçevska
Ndërsa emrat e Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së janë:
Ana Daneva-Markova
Mishko Ralev
Nina Fiti Nedellkovska
Snezhana Zaharieva
Daniella Koleva
Milena Stefanoviç
Kostadin Kostadinov
Renata Jaevska
Melisa Cenovska-Serafimovska
Petre Shilegov
Dritan Ismaili
Tanja Tomiç
Darko Kaevski
Andrej Petrov
Ivona Kuzmanoviç
Kostadin Acevski
Nikolla Rillak
Më herët Kovaçevski mori besimin nga Bordi Qendror i partisë për të qenë mandatar për formimin e Qeverisë së re.