Kovaçevski: Zgjedhjet ka hapësirë të mbahen në maj të vitit 2024
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot ka deklaruar se në maj të vitit të ardhshëm ka hapësirë të mjaftueshëm që të organizohen zgjedhjet të rregullta presidenciale dhe parlamentare.
Ai ka informuar se në takimin në Kuvend gjatë dhjetorit do të definohen të gjitha detajet në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve.
Sa i përket qeverisë teknike, Kovaçevski tha se ajo është obligim ligjor, kështu që, 100 ditë para mbajtjes së zgjedhje në përputhje me Ligjin për qeveri do të ketë qeveri teknike.