Kovaçevski: Zgjedhjet do të mbahen në terminin e rregullt
Kovaçevski: Zgjedhjet do të mbahen në terminin e rregullt
“FRONTI EVROPIAN DO TË FITOJË NË ZGJEDHJE”
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke komentuar propozimin e VMRO-së që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbahen në mes dy festave fetare pranverën e ardhshme, përsëriti se, zgjedhjet do të mbahen në terminin e rregullt, ndërsa datat do të dakordohen në Kuvend me të gjitha partitë parlamentare.
“Data e zgjedhjeve duhet të dakordohet me të gjitha partitë në Kuvend. Ai proces do të jetë në javët dhe muajt e ardhshëm dhe kur të vijë në zgjidhje të përbashkët të pranueshme për të gjithë, atëherë do të mund të fillojnë afatet dhe organizimi i zgjedhjeve. Ne gjithsesi do të kemi zgjedhje, duke pasur parasysh detyrimet kushtetuese dhe ligjore dhe mandatin e funksionarëve në Kuvend dhe të kryetarit të shtetit”, tha Dimitar Kovaçevski.
Sa i përket përplasjeve publikes mes partnerëve qeveritarë BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, Kovaçevskit është i bindur se edhe përkrah kësaj, në kontekst të zgjedhjeve fronti evropian do të fitojë dhe se në funksionimin e Qeverisë nuk ka keqkuptime.
“Çështja e vetme për të cilën e dimë se do të ketë sukses në shtetin tonë është ardhmëria evropiane e shtetit, sepse gjithçka tjetër janë alternativa dhe skenarë të cilat nuk kanë asnjë bazë reale në proceset në shtet. Ne 11 vite kemi pasur qeverisje alternative politike e cila bazohej në inzhiniering historik, kulturor dhe financiar dhe i cili ka përfunduar ashtu si ka përfunduar”, tha Kovaçevski.
Kujtojmë se, ditë më parë, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu gjatë një paraqitje publike tha se, BDI duhet të përditësohet dhe të shkojë në opozitë. Sipas tij, Aleanca për Shqiptarët duhet të dalë vet në zgjedhjet e ardhshme dhe jo në listë të përbashkët me LSDM-në dhe BDI-në.