Kovaçevski: Zgjedhjet do të mbahen në mandatin e rregullt vitin 2024
Pas takimit me koalicionin qeveritar, kryeministri Dimitar Kovaçevski në një konferencë për media tha se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në mandatin e rregullt, gjegjësisht në vitin 2024.
“Zgjedhjet e parakohshme nuk do t’i zgjidhin problemet e qytetarëve, por do t’i thellojnë ato, ndaj e mbyllim këtë çështje. “Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në mandatin e rregullt në vitin 2024”, tha Kovaçevski.