Maqedoni

Kovaçevski: Unë kryeministër edhe në mandatin e ardhshëm, Maqedonia në BE deri në vitin 2028!

Në zgjedhjet parlamentare fitues do të jetë koalicioni pro-evropian, dhe unë do të jem përfaqësues i asaj qeverie, dhe me atë qeveri pro-evropiane, në mandatin e ardhshëm Maqedonia e Veriut do të jetë shtet anëtar i Bashkimit Evropian. thotë kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në një intervistë për të përjavshmen Fokus.

“Ky është premtimi im, dëshira e shumicës së qytetarëve tanë, të cilin unë marr përsipër ta përmbush, për të mirën e mbarë popullit tonë. Ne shtrënguam duart me të gjitha forcat pro-evropiane, demokratike, dera është e hapur, për të arritur qëllimin e përbashkët – Maqedoninë e Veriut, shtet anëtar i BE-së”, thekson Kovaçevski, transmeton Lideri.mk.

Ai flet edhe për profilin e kandidatit për president të LSDM-së dhe koalicionit qeverisës, për vlerësimet partiake dhe personale të dala nga anketat./ Lideri.mk.