Maqedoni

Kovaçevski: Të mbështetet futja e Bullgarëve në Kushtetutë

Nuk ka një përgjigje nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski nëse Qeveria ka 80 deputetë për ndryshimet kushtetuese. Sipas tij, ndryshimet kushtetuese janë process në vazhdë e sipër dhe të gjithë deputetët duhet t`i mbështesin. Kryeministri, sic njofton KlanM, thotë se Maqedonia e Veriut shantazhohet nga dy parti politike.

“Ndryshimet kushtetuese nuk janë të një dite. Është obligim I deputetëve ta mbështesin rrugën drejt BE-së dhe të mos e pengojnë. Nuk është ky një proces I një njeriu, një partie, një Qeverie. Është proces I gjerë shoqëror dhe politik që kërkon konsensus. Ne kemi shantazh politik në vend, ku VMRO-DPMNE dhe “Levica” thonë se nuk mbëstesin ndryshimet kushtetuese, kurse kur do t`i pyesni për planin – nuk kanë një plan” – tha Kovaçevski.

VMRO-DPMNE-ja, sic njofton KlanM, mbetet në qëndrimin për zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke potencuar se askush nuk ka fituar mandatin për të ndryshuar Kushtetutën.

Ndërkohë ASH-ja vazhdon konsultimet brendapartiake nëse do të bëhet pjesë e shumicës qeveritare, kurse vendimi përfundimtar pritet të premten.

Sipas paralajmërimeve, procedura për ndryshimet kushtetuese do të fillonte më së voni në Qershor – Korrik të këtij viti, kurse thirrje për miratimin e tyre dhe zhbllokimin e negociatave për anëtarësim në BE ishin dërguar edhe nga bashkësia ndërkombëtare.