Kovaçevski takon Ramën: Fokusi ynë – shtete ekonomikisht të forta dhe të sigurta
Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka pritur në takim sot kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Rruga evropiane e të dyja vendeve, ekonomia dhe siguria do të jetë temë e bisedës, sipas asj që njoftohet në media nga shërbimet qeveritare, përcjell klanM.
“Sot është një mundësi tjetër për një bisedë të hapur që synon forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, veçanërisht në kuadrin e rrugës sonë evropiane, e cila sigurisht është domethënëse për prosperitetin e të dy vendeve dhe për qytetarët. Fokusi ynë është të ndërtojmë shtete ekonomikisht të forta dhe të sigurta”, thotë Kovaçevski.