May 14, 2024
Maqedoni

Fronti opozitar shqiptar me një kandidat të përbashkët presidencial

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, akuzoi kryeministrin Dimitar Kovaçevski, për vonimin e procesit të formimit të një grupi pune ndërpartiak për të negociuar një datë për zgjedhjet, shkruan Alsat.

Mickoski i bëri thirrje këtij grupi, që të fillojë punën sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse jemi disa muaj larg zgjedhjeve.

Megjithëse ai përsëri përmendi propozimin për zgjedhje të dyfishta më 8 maj, këtë herë tha se VMRO-DPMNE ishte e gatshme të diskutonte propozimin që do ta propozonte LSDM-ja.

“Në momentin e parë që marrim sinjal nga pala tjetër, ose nga Talat Xhaferi, jemi të gatshëm të propozojmë përfaqësues që do të jenë pjesë e këtij procesi. Ja le të mos ketë zgjedhje të parakohshme. Më 8 maj, nuk ka zgjedhje të parakohshme, ato janë të rregullta. Po, e prano, siç tha ai, ashtu doli. Ja ashtu si do të thotë ai për datën edhe ditën, do të takohen ato grupe pune”, tha Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Ndërkohë, edhe partia e Izet Mexhitit është në favor të zgjedhjeve të dyfishta. Lëvizja Demokratike beson se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale duhet të përkojnë në të njëjtën ditë për arsye ekonomike.

Në të njëjtën kohë, Mexhiti paralajmëroi kandidat të përbashkët për president të opozitës shqiptare, dhe ftoi përsëri Aleancën për Shqiptarët në pushtet t’u bashkohet.

Përveç caktimit të një date për zgjedhjet, Mickoski bëri thirrje për grupin e shpallur të punës për të diskutuar zgjedhjen e një anëtari të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Sipas tij, KSHZ-ja nuk funksionon ligjërisht, sepse duhet të ketë shtatë anëtarë, e jo gjashtë siç është aktualisht. Kjo situatë erdhi pasi anëtari i KSHZ-së Krenar Loga, nga radhët e Aleancës për Shqiptarët u bë Ministër i Drejtësisë. Opozita shqiptare kërkoi përfaqësues në KSHZ.

“Me ligj, kemi një strukturë të përcaktuar qartë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve – katër anëtarë të qeverisë, tre anëtarë të opozitës. Kemi dy anëtarë të opozitës, dhe çfarë bën qeveria? Pengon emërimin e një anëtari të opozitës”, thskoi Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kovaçevski dje tha se LSDM së shpejti do të vendosë se kush do të jetë përfaqësuesi i tyre në grupin e punës. Për detajet se si do të funksiononte ky grup pune, Kryeministri sugjeroi të flitej në koordinimin e rregullt që Kryetari i Kuvendit organizon çdo të hënë.