Kovaçevski – Shentop: Mbështetje nga Turqia për përparimin e Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot u takua me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Turqisë, Musatafa Shentop.
Në takim u vërtetuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve që shënojnë përparim dhe kjo mund të shihet nga fakti se Turqia është ndër partnerët tregtar më të mëdhenj në Maqedoninë e Veriut, kurse në vend ka investime të konsiderushme turke të cilët investojnë ose janë të interesuar për investim.
Në takim u përcoll mesazhi nga presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan i cili i ka dhënë mbështetje kryeministrit Kovaçevski nga Turqia për përparimin e vendit në rrugën e integrimeve evropiane.
Sipas njoftimit të Shërbimit të Qeverisë, në takim bashkërisht është konstatuar se integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut janë të rëndësishme për perspektivën e vendit, por edhe për stabilitetin e rajonit si dhe për Evropën.
Kovaçevski ka falënderuar për miqësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë duke përmendur bashkëpunimin në mbrojtje, ndërsa ëhtë biseduar edhe për mbështetjen e Turqisë në fushën e energjetikës.