Maqedoni

Kovaçevski: Rezoluta nuk e përmend aktin terrorist të Hamasit, prandaj votuam të përmbajtur

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi për rezulton për një armëpushim të ardhshëm në Rripin e Gazës, ku Maqedonia e Veriut abstenoi.

Maqedonia e Veriut mbështet aspektin humanitar të rezolutës jordaneze, respektimin e së drejtës ndërkombëtare humanitare, domosdoshmërinë e mbrojtjes së civilëve dhe aksesin e tyre në nevojat themelore të jetës rrymës ujë dhe ilaçe. Nga ana tjetër, një dobësi e madhe e rezolutës është mos përmendja e aktit terrorist të Hamasit nga 7 tetori, të cilin ne e dënuam, si dhe të drejtën e Izraelit për tu mbrojtur, prandaj votuam për amendamentin kanadez të rezolutës”, u përgjigj kryeministri Dimitar Kovaçevski në pyetjen e një gazetari.

Sipas tij, vendimi për të votuar nuk ka qenë i lehtë.

“Ne vendosëm të votojmë “abstenim” sepse rezoluta nga njëra anë trajton çështje humanitare, me të cilat ne pajtohemi dhe i mbështesim. Por mungesa e përmendjes së asaj që bëri Hamasi më 7 tetor nuk lë vend për një qasje tjetër në lidhje me votimin,” tha Kovaçevski.

Kryeministri thotë se duhet të vazhdojmë aktivitetet e bashkësisë ndërkombëtare për sigurimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Lindjen e Mesme.

Ai bëri thirrje që të shikohen votat për rezolutën e përfundimtare dhe për amendamentin kanadez që është dorëzuar, siç tha Kovaçevski, për të përfunduar rezolutën, por nuk është pranuar para votimit përfundimtar.

“Kjo është arsyeja pse një numër i madh vendesh vepruan si vendi ynë. Ambasadori Fëçovski natyrshëm e ka marrë pozitën nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila është pjesë e Qeverisë dhe bëhet fjalë për qëndrimin tonë”.