September 19, 2024
Maqedoni

Kovaçevski pyet Mickovskin: Sa herë je takuar me Ali Ahmetin në 6 muajtë e fundit?

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot ka qenë në fshatin Sellcë të Prilepit në tubim në kuadër të manifestimeve për 11 Tetorin.

Ai foli per rëndësinë e 11 Tetorit, por foli edhe për aktualitetin politik. Në këtë drejtim theksoi se të njëjtat parti politike, të cilat sot flasin kundër disa partive politike që janë simbol etnik, kanë qenë në pushtet për të njëjtat 11 vjet, shkruan Lideri.mk.
“Të njëjtat parti që tani sillen si luanë, për 11 vjet ishin si kotele në koalicion me të njëjtën parti politike BDI për të cilën po flasin sot”, tha Kovaçevski.
Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri Kovaçevski publikisht i shtroi pyetje të hapur liderit të VMRO-DPMNE-së dhe anëtarëve të kryesisë, duke kërkuar ti tregojnë opinionit se sa herë në 6 muajt e fundit kanë kërkuar dhe kanë realiazuar takime me liderin dhe zyrtarët e lartë të BDI-së dhe çfarë kanë diskutuar në ato takime “nëse i kanë pasur”./Lideri.mk