Kovaçevski për zjarrin në spitalin modular: Të gjitha dokumentet janë tek organet gjyqësore
Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha sot se janë dorëzuar të gjitha dokumentet dhe të gjitha të dhënat që duhet t’i dorëzohen organeve kompetente për rastin e spitalit modular të djegur në Tetovë.
“Sa i përket të tjerëve që janë prezantuar, as nuk kanë qenë, as nuk janë nën autoritetin e Qeverisë, por janë nën juridiksionin e organeve të drejtësisë. Qeveria dhe unë si kryeministër kemi qëndrim objektiv ndaj çdo rasti, objekti dhe individi dhe organet e drejtësisë janë të lira të vendosin në përputhje me ligjin dhe procedurat dhe në bazë të kësaj të miratojnë procedura përfundimtare, pa asnjë ndërhyrje, tha Kovaçevski.
Kryetari i Qeverisë theksoi se kompetencat lidhur me veprimet e Prokurorisë dhe Këshillit të Prokurorëve janë në kuadër të Kuvendit dhe që mund t’i shtrojë pyetje çdo prokurori, veçanërisht kryeprokurorit, dhe beson se ai duhet të jetë absolutisht i disponueshëm në lidhje me çdo rast.
Ai gjithashtu theksoi se personalisht mendon që borxhi i Qeverisë ndaj kompanisë “Brako”, për ndërtimin e spitaleve modulare në vend, duhet të bëhet pasi të mbarojnë të gjitha procedurat gjyqësore.