Kovaçevski nuk zbulon bartësit e listave, Kongresi i LSDM-së mbahet të shtunën
Lideri i LSDM-së Dimitar Kovaçevski u shpreh i bindur se delegatët në kongresin e së shtunës do të zgjedhin kandidatët më të mirë që do ta përfaqësojnë denjësisht LSDM-në dhe koalicionin proevropian. Ai nuk i zbuloi bartësit e listave në koalicionin e tij, duke u thirrur në demokracinë në partinë e tij dhe vendimin e kongresit të Partisë. Po ashtu mohon se ndonjëri nga bartësit e listave është transferuar nga njëra në njësinë tjetër zgjedhore, për shkak të interesave të caktuara.
“Sanja Llukarevska sigurisht do të jetë bartëse në njërën prej njësive zgjedhore, se cilën njësi zgjedhore do ta lëmë të vendos udhëheqësia, komiteti ekzekutiv, por edhe këshilli qendror dhe gjithsesi në fund kongresi. Unë jam i bindur se delegatët në kongres do t’i zgjedhin kandidatët më të mirë.”, – deklaroi lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.
VMRO-DPMNE akuzon Pendarovskin: Ka financim jolegal të fushatës zgjedhore
Nga VMRO-DPMNE po ashtu me akuza se Asaf Isein ka qëndruar në Maqedoni, është takuar me Pendarovskin dhe çështja kryesore sipas tyre është se kush e paguan përfshirjen e tij dhe pse nuk është në asnjë raport të LSDM-së.
“Para nesh është një aferë e madhe dhe skandal i madh i cili në vete ngërthen parregullsi potenciale zgjedhore dhe financim jolegal të fushatës zgjedhore. Presim përgjigje dhe presim institucionet kompetente të merren me këtë çështje.”, – theksoi Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE.
Nga VMRO-DPMNE kanë zbardhur bartësit e listave në njësitë zgjedhore, përveç në njësinë e pestë. Beteja kryesore pritet një njësinë e parë zgjedhore ku do të përballen Kovaçevski dhe Mickoski.