Kovaçevski: Nga ne varet sa shpejt do t’i bëjmë reformat
“Si kurrë më parë, Evropa është kthyer dhe e përkushtuar ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në një kohë relativisht të shkurtër, vendet e rajonit kanë mundësinë të intensifikojnë reformat institucionale dhe strukturore, si dhe të forcojnë konkurrencën e tregut global, të përfitojnë nga përfitimet e digjitalizimit, zhvillimit teknologjik dhe të gjelbër, si shtete anëtarë të ardhshme të Bashkimit Evropian. Anëtarësimi në BE varet nga entuziazmi në BE për zgjerimin dhe thellimin e integrimit evropian, por edhe nga përpjekjet e shteteve kandidate për të përmbushur kriteret dhe standardet e larta të nevojshme, përmes respektimit të vlerave themelore evropiane. Ky proces është reciprokisht i dobishëm për të dyja palët”.
Këtë mesazh e dha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin hapës të Forumit Ekonomiko-Financiar të Shkupit (SEFF).
Ai tha se BE-ja u dha vendeve të Ballkanit Perëndimor një shans real për t’u integruar në BE.
Kryeministri theksoi se plani për Ballkanin Perëndimor i publikuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila promovoi qëllimin e përbashkët për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian në forumin në Bratislavë në maj të këtij viti, është veçanërisht i rëndësishëm.
Ky plan, theksoi Kovaçevski, hapi mundësi për integrim shumë më të shpejtë në BE.
Ai shtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të fokusohen në përballjen me sfidat që i pengojnë në rrugën e prosperitetit.