May 2, 2024
Maqedoni

Kovaçevski në darkë solemne të liderëve të NATO-s

Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbrëmë në Vilnus, ku mbahet Samiti dyditor i NATO-s, ka marrë pjesë në darkën solemne në nder të liderëve të vendeve anëtare të Aleancës dhe shteteve partnere, të pranishme në tubim.

“Sonte kemi marrë pjesë në darkë solemne, e cila për nder të shefave të delegacioneve të aleatëve të NATO-s dhe partnerëve, e organizon presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda dhe bashkëshortja e tij, znj. Dijana Nauseda”, publikoi mbrëmë kryeministri Kovaçevski në Fejsbuk.

Në publikimin ai shtoi se darka ka paraqitur “edhe një mundësi unikate për bisedë dhe për konfirmim të unitetit tonë në ballafaqimin me sfidat aktuale dhe të ardhshme”.

Ndryshe, Kovaçevski dje ka marrë pjesë në sesionin e parë të Këshillit Veriatlantik në kuadër të Samitit, ndërsa në margjinat e tubimit ka realizuar takime me presidentin e SHBA-së, Xho Bajden, të Sllovenisë, Robert Golob dhe të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, si dhe me kryeministrat e Estonisë, Kaja Kala, të Bullgarisë, Nikollaj Denkov dhe të Britanisë së Madhe, Rishi Sunak.