Kovaçevski: FITR bashkëfinancon 1.080 projekte me 112 milionë euro
“Fondi për Inovacione dhe Zhvillimit Teknologjik, përmes instrumenteve të tij financiare, bashkëfinancon 1.080 projekte, me investime të përbashkëta rreth 112 milionë euro. Prej tyre mbi 50 për qind janë kompani fillestare, të themeluara kryesisht nga të rinjtë”, tha kryeministri Dimtiar Kovaçevski.
Ai shtoi se viti i kaluar ishte viti i tretë radhazi në të cilin kompanitë që kanë bërë investime kanë marrë mbështetjen e plotë financiare, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme kur planifikohen fondet në dispozicion në kushte krize.
“Vitin e kaluar kemi pasur një pagesë rekord prej 23 milionë euro, si dhe një numër rekord të kompanive të mbështetura, 410 sipas Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve. Numri i kompanive si dhe buxheti për përkrahje po rritet nga viti në vit, duke filluar nga viti 2017 kur filluam me këtë program”, tha Kovaçevski.
Kryeministri shtoi se për lehtësimin e procedurave administrative nga viti 2020, është krijuar një “one stop shop” për investime.
“Të gjitha këto po i bëjmë në mënyrë që të ndihmojmë investitorët vendas dhe të huaj, të kontribuojmë në një konkurrencë dhe likuiditet më të madh të kompanive dhe përmes kësaj në zhvillimin e ekonomisë vendase. Dhe atë në kushtet e krizës ekonomike dhe energjetike, për t’u përballur më lehtë me sfidat dhe për të mos lejuar shqetësime dhe përçarje të mëdha në ekonominë vendase”, tha Kovaçevski.