Kovaçevski: Do të jem kryeministër edhe 11 vite
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sonte në një intervistë televizive për Kanal 5 tha se do të jetë kryeministër edhe 11 vitet e ardhshme, transmeton Lideri.mk.
Këtë ai e ka thënë në fund të emisionit kur drejtuesi i ka kujtuar se në intervistën e kaluar ka thënë se do të qeverisë edhe 12 vite, pas së cilës Kovaçevski ka shtuar se tani kanë mbetur edhe 11 vite.