May 17, 2024
Maqedoni

Kovaçevski dha dorëheqje, Ahmeti e bëri pishman! Ja si reagon kryeministri!

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i ka hedhur poshtë si spekulime informacionet se ka dhënë dorëheqje, por se BDI e ka bë “pishman”.

“Nuk ekziston diçka e tillë dhe mund të shkoni ta vërtetoni në arkiv. Diçka e tillë nuk ekziston si dokument. Sigurisht kjo është ndonjë spekulim”, deklaroi sot Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetje pas vendosjes së gurthemelit të fabrikës së re të kompanisë kanadeze “Magna” në Shtip.

I pyetur se dorëheqja ishte e shkruar me dorë nga ana e tij, pas përplasjes që e pati me një deputet të tij, Kovaçevski u përgjigj se nuk ka pasur asnjë përplasje.