Maqedoni

Kovaçevski – Ageler: Aktivitete në drejtim të përforcimit të partneritetit

Kryeministri Dimitar Kovaçevski u takua me ambasadoren e SHBA-ve në vend, Anxhela Ageler. Gjatë këtij takimi u shqyrtuan aktivitetet e ardhshme të të dyja vendeve, në drejtim të përforcimit të partneritetit dhe realizimit të prioriteteve të përbashkëta.

“Kovaçevski dhe Ageler potencuan se partneriteti strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve është në fazën e avancimit, nëpërmjet përforcimit të bashkëpunimit në kuadër të Dialogut strategjik dhe se kjo dinamikë lidhet me përcaktimet progresive politike të shtetit. Në këtë kontekst, u riafirmua mbështetja e fuqishme nga SHBA-të në procesin që duhet të mundësojë përparimin e përgjithshëm të vendit, e veçanërisht në plan të eurointegrimeve, për të cilin bashkërisht u vlerësua se është e nevojshme të ruhet drejtimi evropian dhe se hapi i ardhshëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është i një rëndësie kyçe për atë. U nda qëndrimi se subjektet politike pro-evropiane duhet ta njohin pjesën e tyre të përgjegjësisë në këtë moment, për të siguruar të ardhmen evropiane të qytetarëve të RMV-së”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.