May 22, 2024
Maqedoni

Kostov: Nëse respektohen masat gjatë festave, nuk do të ketë rritje të numrit të të infektuarve

Me ndihmën e vaksinave dhe masave ekzistuese, numri i të infektuarve të rinj me koronavirus, pas festave nuk duhet të rritet, thotë drejtori i SPQ “8 Shtatori”, dr. Kristian Kostov.

Kostovi bëri apel që festat të festohen në kushte shtëpiake dhe të respektohen masat për mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës sa është e mundur më shumë.

“Çdo objekt hotelerie ka protokoll të vetin të qasjes së personave të vaksinuar, ka protokoll të vetin sa të mysafirë mundet maksimum të jenë të pranishëm në kafene dhe konsideroj se duhet t’u përmbahen të gjitha protokolleve, të gjitha masave siç janë parashikuar për funksionin e lokalit, për shoqërim në shtëpi në mënyrë disi të mos kemi pasoja më të mëdha. Besoni se përqindja më e madhe e të sëmurëve të cilët përfundojnë me rezultat fatale janë pacientët e pavaksinuar”, shtoi ai.

Lidhur me gjendjen në SPQ “8 Shtatori”, drejtori theksoi se në dy muajt e fundit numri lëviz rreth 50 pacientë.

“Te ne gravitojnë pacientë, kryesisht 85 për qind vijnë nga institucionet e tjera spitalore, me pasqyrë të përkeqësuar shëndetësore. Përqindja më e madhe, gjegjësisht, pothuajse të gjithë janë në mbështetje oksigjeni dhe reparti intensiv gjithmonë është plot. Një përqindja e madhe është në respirator dhe kryesisht popullata domethënë është prej 30 vjeç e lartë”, shpjegoi ai.

Drejtori i spitalit u bëri apel qytetarëve të vaksinohen sa është e mundur më shpejt.