Kosovë

Kosovarit i konfiskohen 23 mijë euro në kufi

Policia e Shtetit në Shqipëri ka bërë të ditur se një kosovar ka tentuar t’i fusë në pikën kufitare në Morinë 23 mijë të pa deklaruar konform ligjit.

Në njoftimin e lëshuar nga PSh-ja thuhet se shuma e parave është sekuestruar, dhe se i dyshuari akuzohet për veprën penale “mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

“Në përfundim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave”, thuhet në njoftimin e PSh-ës. /Klankosova.tv