“Kosova ju pret me krahë t’hapur dhe zemrën plot”/ Kurti jep një njoftim të rëndësishëm për bashkëatdhetarët
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se bashkatdhetarët që vijnë me automjete, nga e hëna mund të marrin falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj.
Ai ka thënë, se “Kosova ju pret me krahë t’hapur dhe zemrën plot”.
Postimi i plotë:
Të dashur bashkatdhetarë,
Si çdo verë, e përherë, Kosova ju pret me krahë t’hapur dhe zemrën plot.
Ju që do të vini me automjete, nga e hëna mund të merrni falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj, në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse.
Mirë se vini në vendlindje!
Pushime të këndshme!