Kosova dëboi priftin maqedonas që shërbente në kishë serbe në Zveçan për shkaqe të sigurisë kombëtare
Autoritetet e Kosovës dje kanë deportuar në Maqedoninë e Veriut shtetasin maqedonas Protosingjell Fotije, igumen i manastirit të “Devina Vodës” në komunën e Zveçanit – njoftuan nga Kisha Serbe.
Fotije, emri i të cilit është Aleksandar Kostovski, ka lindur në Shkup në vitin 1981 dhe pas mbarimit të akademisë së muzikës në Sofje të Bullgarisë, në vitin 2004 u bë murg në Kosovë në Dioqezën e Kishës Ortodokse Serbe dhe në vitin 2009 u bë murg në Kosovë, igumen i manastirit në afërsi të Zveçanit në veri të Kosovës.
Fotije u deportua dhe iu shqiptua ndalesë për hyrje në Kosovë për 5 vitet e ardhshme dhe me anulimin e të gjitha lejeve të mëparshme të qëndrimit. Në vendimin për refuzimin e kërkesës së tij për leje të re qëndrimi thuhet “arsye të sigurisë kombëtare”.
Dioqeza sqaron se Fotije, si qytetar i Maqedonisë së Veriut, ashtu si priftërinjtë e tjerë të kësaj dioqeze që nuk kanë dokumente të Kosovës, kanë aplikuar për lejeqëndrim çdo vit në pesë vitet e fundit.
“Në dokumentin që i është dorëzuar, citohen nenet e ligjit që i referohen “arsyeve të sigurisë kombëtare” pa përmendur asnjë përgjegjësi penale apo përgjegjësi tjetër, sepse At Fotije nuk ka pasur probleme të atij lloji”- thuhet në deklaratën e kishës serbe./Lideri