Korridori 8, ndryshimet në ligjin për marrëdhënie pune! Kushtetuesja hedh poshtë iniciativën e Levicës
Gjykata kushtetuese hodhi poshtë iniciativat e partisë Levica, Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, Komiteti i Helsinkit dhe Sindikata e ndërtimtarisë sa i përket kushtetutshmërisë së neneve të ndryshimeve ligjore të ligjit për marrëdhënie pune, përcjell TV21. Gjykata kushtetuese nuk i pranoi pretendimet e tyre për shkak se nuk gjeti jo kushtetutshmëri në dispozitat mes së cilave rregullohet zgjatja e orarit të punës për projekte strategjike me interes nacional. Ndryshe këto ndryshime u bën për qëllim që kompania Behtel dhe Enka të jetë më efikase dhe të përshpejtohet puna në ndërtimin e autostradave të korridorit 8.
“Për rikujtim, me nenin kontestues 117a parashihet që në përjashtim të punës në projekte strategjike me interes nacional, dhe për nevoja të punës në vazhdimësi, puna jashtë orarit mund të zgjasë më shumë se 8 orë në javë dhe 190 orë gjatë vitit, me një pajtim paraprakisht të nënshkruar të punëtorit. Sipas gjykatës kushtetuese, janë të pa baza pohimet se nuk është parapa kufiri i lartë i punës jashtë orarit, sepse sipas gjykatës ajo është e përcaktuar në alinenë 2, të nenit kontestues, gjegjësisht puna mbi 40 orë në javë llogaritet dhe paguhet si punë jashtë orarit duke respektuar pushimin javor dhe mujor”, tha Kristina Bellovska – zëdhënëse e Gjykatës Kushtetuese.