Kop: Maqedonia e Veriut domosdoshmërish duhet të jetë pjesë e BE-së, jo vetëm e NATO-s
Ambasadori i Holandës në Maqedoninë e Veriut, Dirk Jan Kop u shpreh se ai nuk ndodhet këtu për Maqedoninë e Veriut, por për interesat e vendit të tij, ndërsa interesi i vendit të tij është stabilitet dhe prosperitet për Ballkanin dhe për këtë shkak është e domosdoshme Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e BE-së dhe jo vetëm e NATO-s.
Ambasadori theksoi se pas zgjedhjeve lokale ka ndryshuar balanca politike, por problemet e shoqërisë në Maqedoninë e Veriut nuk kanë ndryshuar.
“E rëndësishme është që të vazhdohen reformat. Vjet ky vend u anëtarësua në NATO dhe pas disa viteve do të jetë pjesë e BE-së. Në këtë drejtim probleme do të ketë gjithmonë siç është tani problemi me Bullgarinë. Ato probleme do të zgjidhen. Ne gjithmonë jemi të gatshëm t’ju ndihmojnë që t’i zgjidhni këto probleme. Megjithatë duhet të vazhdohet me punës për arsye se zbatimi i reformave janë e vetmja mënyrë që të ndodhen në BE dhe të kenë votë të barabartë”, u shpreh Kop.
Ai sot mori pjesë në ngjarjen që e organizoi shoqata “Planetum” në Strumicë ku u diskutua për përmirësimin e cilësisë së rajonit dhe krijimin e vendimeve në interes publik për mjedisin jetësor.