May 13, 2024
Maqedoni

Kontrollorët tatimorë kanë kryer kontrolle te kompania e djalit të Ali Ahmetit

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në intervistë për TV21 bëri të ditur se këtë javë Drejtoria për të Ardhura Publike ka kontrolluar kompaninë e djalit të tij, Shkumbin Ahmetit. Ahmeti tha se ai punon si arkitekt dhe do të jetë transparent për organet por edhe për publikun.

“Unë as nuk e kam pyetur Shkumbinin se sa fiton në një projekt. Mund ta pyesni, ose ma mirë e dinë, sepse dje, hiç më larg se dje, ka qenë Drejtori për të Hyra Publike, kanë shpalosur gjithë dokumentacionin. Çka kanë dashur kanë mund të marrin. Djali Shkumbini është transparent, mund të shkojnë kur të duan, kur të doni ju mediumet”, u shpreh Ahmeti.

-I gjithë aktiviteti, kombëtarë e ndërkombëtarë, bëhet para zgjedhjeve, deri në nëntor, Kushtetuta të jetë e ndryshuar, këtë e tha në intervistë ekskluzive për TV21 kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Ai deklaroi se është i bindur që vendi do të jetë anëtar i BE-së.

“Ndryshimet do të bëhen, ne do të jemi anëtarë fuqiplotë në BE sepse shërbim më të madh kombit shqiptar e maqedonas, e çdo patrioti, nuk mund të i bëjmë sesa anëtarësimi në BE, dhe nuk duhet shkuar me defetizëm, me dy mendje”, theksoi Ahmeti.