Kontrolli i brendshëm për vrasjen e dyfishtë, nuk konstatohen lëshime gjatë hetimit
Kontrolli i brendshëm konfirmoi se Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dështuar në rastin me vrasjes e dyfishtë. Nuk ka asnjë procedurë disiplinore ndaj punonjësve të policisë dhe ata kanë vepruar profesionalisht nga fillimi deri në fund të rastit.
Kështu vlerëson zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev. Pavarësisht se nuk u konstatua asnjë lëshim, MPB-ja përgatiti udhëzime të reja për punën e policisë, të cilat do të duhet t’i zbatojnë në raste të tilla.
“Të gjitha spekulimet në të kaluarën se MPB-ja nuk vepron, u hodhën poshtë. Policia dhe pjesëtarët e saj kanë vepruar profesionalisht dhe me përkushtim për këtë rast duke e zbardhur për disa ditë. Kryesit e veprës penale u arrestuan për t’u përgjigjur para organeve të drejtësisë. Kishim ndryshime edhe në udhëzimet për luftë kundër terrorizmit, luftën kundër paralajmërimeve të rrejshme.”, – theksoi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacajliev.
Sipas Bojmacajlievit, i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë duhet dhe do të ekstradohet, sepse dëshmitë kundër tij janë të fuqishme. Nga Ministria e Drejtësisë, megjithatë, nuk bëjnë të ditur se kur do të ekstradohet Lupço Palevski nga Turqia.
Theksojnë se janë ende në pritje të informacioneve nga autoritetet turke dhe në interes të procesit nuk do të ndahet asnjë informatë. Velibor Manevski, Vlatko Keshishov dhe Bore Videvski dyshohen për kidnapim dhe ndihmë në vrasjen e Gjorçevskës dhe Zhezovskit. Ndërkohë babai i Vanjës, Aleksandar Gjorgjevski, dyshohet se ka ndihmuar në rrëmbimin e vajzës së tij.
Që nga fillimi i dhjetorit ata janë në paraburgim në Shutkë, ku ndodhet edhe Stefan Dimkovski, i dyshuar se ka ndihmuar Palevskin të arratiset në Turqi.