April 25, 2024
Maqedoni

Shumë aeroplanë për Shkup po aterojnë në Prishtinë shkaku i mjegullës

Për shkak të mjegullës së dendur dhe uljes së dukshmërisë, dje dhe sot janë vonuar disa fluturime nga aeroporti i Shkupit, ndërsa disa fluturime janë devijuar drejt aeroportit të Prishtinës.

Në aeroportin e Shkupit, disa prej avionëve ateruan me vonesë më të madhe. Shumica e fluturimeve janë devijuar për në Prishtinë, e më pas kanë zbritur në Shkup me disa orë vonesë. Pesë fluturime janë devijuar mbrëmë për në Prishtinë. Tre nga Gjermania dhe nga një nga Italia dhe Zvicra, si dhe fluturimet nga Stambolli dhe Bazeli u anuluan.