Konstituohet përbërja e re parlamentare, Gashi spiker i ri
Konstituohet përbërja e re parlamentare, Gashi spiker i ri
Kuvendi në kuadër të seancës konstitutive dje i verifikoi mandatet e 118 deputetëve, ndërsa me 76 vota “për” dhe gjashtë “kundër” e zgjodhi Afrim Gashin kryetar të Kuvendit. Me zgjedhjen e tij dhe dhënien e betimit solemn përfundoi seanca konstitutive e Kuvendit.
Kuvendi në kuadër të seancës konstituive, me 101 vota “pro” nga gjithsej 117 të pranishëm, e miratoi raportin e Komisionit verifikues dhe me këtë i verifikoi mandatet e 118 deputetëve. Me këtë iu ndërpre mandati deputetëve nga përbërja e vjetër parlamentare. Deputetët e rinj që janë bartës të funksioneve tjera gjithashtu u është ndërprerë funksioni. Gjithsej gjashtë deputetëve u është ndërprerë funksioni në Qeveri, kështu që Qeveria do të kryejë vetëm funksione teknike deri në zgjedhjen e qeverisë së re.
Kryetarja e Komisionit Verifikues, Dafina Stojanovska, tha se Komisioni ka shqyrtuar raportet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për zgjedhjet dhe zgjedhjet plotësuese në njësitë zgjedhore 5 dhe 6, si dhe deklaratën e Bilall Kasamit, në të cilën kërkon që mandati i tij të mos të verifikohet dhe se në bazë të kësaj janë zgjedhur gjithsej 118 deputetë.
Përderisa Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA e cila është pjesë e këtij koalicioni dhe kryetar i Tetovës, hoqi dorë nga mandati i deputetit dhe kërkoi që ai të mos i verifikohet në mbledhjen e djeshme, kryetari i Komunës Saraj dhe sekretar organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti, njoftoi se postin e kryetarit të komunës do ta zëvendësojë për deputet në Kuvend. Ai në rrjetin social Fejsbuk publikoi status në të cilin thotë se prej tani do të veprojë si deputet në Kuvend.
Talat Xhaferi, i cili e kryen pozitën e kryeministrit në Qeverinë teknike, tha se nuk mund të mbajë dy pozita në të njëjtën kohë dhe se për këtë arsye nuk do të marrë pjesë në punën e Kuvendit deri në zgjedhjen e qeverisë së re.
Siç informuan nga shërbimi qeveritar, Xhaferi iu referua Kushtetutës, ligjeve dhe praktikave të deritanishme.
“Njoftoj opinionin të njoftojë institucionet përkatëse zyrtarisht që si Kryeministër dhe si përbërje qeveritare, në bazë të konkluzës së kësaj përbërjeje qeveritare, do të vazhdoj të kryej detyrat dhe obligimet që burojne nga funksioni Kryeministër i vendit deri në zgjedhjen e qeverisë së radhës nga kjo përbërje qeveritare, dhe nuk do të marr pjesë në punimet e Kuvendit dhe me këtë, në bazë të Ligjit për ndërprerje ose për parandalim të korrupsionit për shkak të parandalimit të korrupsionit dhe konfliktit të interesit, se nuk mundet në të njëjtën kohë të barti dy detyra, dy funksione, për këtë arsye, deri në zgjedhjen e Qeverisë së radhës, nuk do të marr pjesë ne punimet e Kuvendit dhe në vendimmarrjen e Kuvendit, për të plotësuar përcaktimet e Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit te interesit. Kjo është për ti informuar të gjithë, për ti tejkaluar të gjitha dilemat për çështjen e funksionimit të mëtutjeshëm të institucioneve“, tha Xhaferi në Kuvend.
Për funksionin e ri Gashi ishte propozuar me nënshkrimet e 75 deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Koalicionit VLEN dhe Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë tonë, prej ku më parë informuan se në fazën përfundimtare janë bisedimet për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në dhe pjesëmarrje në qeverinë e ardhshme.
Më parë Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN tha se Afrim Gashi është kandidat i cili ka përvojë të madhe në Kuvend dhe se i përmbush të gjitha kushtet që të jetë spikeri i ri në kuvend.
“Tetë vite gjegjësisht tre mandate është deputet. Bëhet fjalë për politikan i cili nuk përmendet në raste për korrupsion dhe për këtë është nder që Kuvendin ta udhëheqë një politikan i tillë”, tha Mexhiti.
Nga Koalicioni VLEN në një kumtesë për mediat shprehën keqardhjen që BDI-ja sot e konfirmoi se për ta, interesat e popullit shqiptar qenkan “të rëndësishme” vetëm sa janë në pushtet. Afrim Gashi është i pari shqiptar i zgjedhur kryetar i Kuvendit me 76 deputetë, një shumicë e konsiderueshme që logjikisht u mbështet nga të gjithë deputetët shqiptarë, pavarësisht nëse janë nga pozita apo opozita.
“Ikja e deputetëve të BDI-së nga salla e kuvendit është një episod i ri i mospërkrahjes së Arben Taravarit si kandidati i vetëm shqiptarë për president dhe bojkotimi i raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Vendime funerali/të varrosjes së BDI-së në kundërshtim me interesat e BE-së dhe SHBA-së. Me këtë sjellje BDI qëndron në të njëjtën linjë me LEVICËN antiperëndimore. Fronti evropian i BDI-së u zbulua në testin e parë të opozitës, porositën nga Koalicioni VLEN.
Afrim Gashi, pas pranim dorëzimit të funksionit kryetar i Kuvendit nga Jovan Mitrevski, porositi se do të angazhohet që Kuvendi të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të pjekemi si shtet dhe si institucione..
“I falënderoj të gjithë qytetarët që votuan në zgjedhje dhe të gjithë deputteëve që më mbështetën. Personalisht do të kudjesem që kuvendin ta ngre në nivel më të lartë, të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve”, deklaroi Gashi.
Ai paralajmëroi bashkëpunim me, siç tha, të gjitha partitë politike.