Maqedoni

Konkurs për punësime në komunën e Kumanovës, 9 vende për shqiptarë dhe 1 maqedonas

Komuna e Kumanovës ka shpallur një konkurs për punësimin e 10 vetave, përfshirë bashkëpunëtorë të rinj në disa sektorë, bashkëpunëtor të lartë dhe këshilltarë.

Nga 10 vendet e hapura, 9 janë paraparë për shqiptarë dhe vetëm një për maqedonas, sipas planit vjetor të punësimeve të komunës të vitit 2020, përcjell INA.

Të gjitha konkurset janë të hapura deri më 19 prill, kur edhe mund të aplikohet. Ja vendet e planifikuara për kuadro shqiptare:

BASHKËPUNËTOR I RI PËR ZHVILLIM EKONOMIK LOKAL.. –

ndër kushtet: fakultet me së paku 180 kredi sipas EKTS (ose shkallën VII/1) në drejtimet Menaxhim biznesi, ekonomi, administratë publike dhe shkenca politike… Me ose pa përvojë pune. Kushti të jetë shqiptar.

https://kariera.mk/state-job/Wu2jMXfyhUKrd3u0IJQM1w/pomlad-sorabotnik-za-analitika-na-lokalen-ekonomski-razvoj-oddelenie

 

REFERENT I PAVARUR PËR ÇËSHTJET ADMINISTRATIVE – DEPARTAMENTI PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR DHE EUROINTEGRIME

ndër kushtet: Shkollë të lartë apo të Mesme (drejtimi ekonomi), ose edhe Fakultet me së paku 180 apo 240 kredi. Por si kusht është së paku 3 vite përvojë pune në këtë lëmi, sidomos shoqata apo ndonjë punë tjetër. Kushti të jetë shqiptar.

https://kariera.mk/state-job/YMgfCGl5uUq_rYkQ6BypTA/samostoen-referent-za-administrativni-raboti-za-podgotovka-na

 

INSPEKTOR I RI I TRAFIKUT RRUGOR, DEPARTAMENTI I INSPEKTORATIT PËR VEPRIMTARI NDËRTIMI DHE KOMUNALE…

ndër kushtet: Fakultet me 180 kredi në juridik apo komunikacion dhe transport. Me ose Pa përvojë punë.

https://kariera.mk/state-job/jdSjBmpbpUuivYMQQWZ9ig/pomlad-inspektor-za-paten-soobrakjaj-oddelenie-za-inspeksiski

 

BASHKËPUNËTOR I RI PËR KULTURË-DEPARTAMENTI KULTUR SPORT…

ndër kushtet: Fakultet me 180 kredi apo edhe shkallën VII/1 për Arte, Art dramatic apo Histori arti. Me ose Pa përvojë pune. Kushti shqiptar

https://kariera.mk/state-job/1s1b4ozK3k-JgYeVhVdHBQ/pomlad-sorabotnik-za-kultura-oddelenie-za-kultura-i-sport-sektor

 

BASHKËPUNIM I RI PËR MBROJTJEN DHE PARANDALIMIN E NDOTJES…

ndër kushtet: Fakultet me 180 kredi apo të kryer shkallën VII/1 në drejtimet Shkenca të gjeodezisë, tokës, hidrologjisë, por edhe FAKULTET TË BIOLOGJISË…Me ose Pa Përvojë pune. Kushti shqiptar.

https://kariera.mk/state-job/CL12YcKYDEi3vkOhvbwrfA/pomlad-sorabotnik-za-zashtita-i-sprechuvanje-na-zagaduvanjeto-na

 

BASHKËPUNËTOR I RI PËR VLERËSIMIN E PASURISË SË PALUAJTSHME..DEPARTAMENTI PËR TATIME

ndër kushtet: Fakulteti me 180 kredi apo shkalla e VII/1 në shkenca të drejtësisë apo ekonomisë, Administratë Biznesi, Menaxhim biznesi. Me ose Pa përvojë pune. Kushti shqiptar.

https://kariera.mk/state-job/73MltzBJh0uU8HJ0o1eZmg/pomlad-sorabotnik-za-poddrshka-pri-kontrola-na-procenka-na-nedvizhen

 

KËSHILLTAR – EKZUTUES TATIMESH NË DEPARTAMENTIN E TATIMEVE

ndër kushtet: Fakulteti ekonomik me së paku 240 kredi apo të kryer shkallën VII/1 në drejtimin ekonomik, administrates biznesit apo menaxhim biznesi. Së paku 3 vite përvojë pune. Kushti shqiptar.

https://kariera.mk/state-job/KMclD2yxiUyGNXb2zn9Shw/sovetnik-danochen-izvrshitel-oddelenie-za-utvrduvanje-i-naplata

 

BASHKËPUNËTOR I LARTË PËR MBËSHTETJE ADMINISTRATIVE NË PËRCAKTIMIN E TAKSËS SË TRASHËGIMISË DHE DHURATAVE

ndër kushtet: Fakultet ekonomik apo menaxhimi me 180 kredi apo shkallën VII/1. Së paku dy vite përvojë pune. Kushti të jetë maqedonas.

https://kariera.mk/state-job/Abp4pBHrFUqIYvCYe5hyVw/vish-sorabotnik-za-administrativna-poddrshka-vo-utvrduvanje-na-danok

 

REFERENT I PAVARUR PER ADMINISTRIMIN E PAGAVE DHE PERFITIMEVE, DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DHE PAGESAVE, SEKTORI I ÇËSHTJEVE FINANCIARE

ndër kushtet: shkollë të lartë ose të mesme gjimnaz apo edhe drejtim tjetër ekonomik, por edhe Fakultet me 180 kredi. Së paku 3 vite përvojë pune. Kushti të jetë shqiptar.

https://kariera.mk/state-job/LaS6W3ysoUOx6vduaRMu7Q/samostoen-referent-za-administriranje-na-plati-i-nadomestoci

 

BASHKËPUNËTOR I RI NË MBROJTJEN CIVILE DHE MENAXHIM ME KRIZA

ndër kushtet: Fakultet me 180 kredi apo shkalla VII/1 në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Me ose Pa përvojë pune. Kushti të jetë shqiptar.

https://kariera.mk/state-job/tIVuxTU7R0SF8Cx9BHoTsQ/pomlad-sorabotnik-za-bezbednost-pri-civilna-zashtita-i-spasuvanje

Siç mësohet disa nga vendet e punës për aplikim janë të lira për kuadro të tilla. Në të shumtën e rasteve në mos kandidimin e kandidatëve shqiptarë, këto vende janë plotësuar me kandidatë maqedonas, që janë deklaruar si shqiptarë. Kjo praktikë tashmë është evidentuar në disa konkurse.