Maqedoni

Konfirmohen shtatë kandidatët për president, KShZ-ja me short do të përcaktojë radhitjen

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka konfirmuar kandidaturat e 7 kandidatëve për president për zgjedhjet e 24 prillit. Numrat e kandidatëve në listat zgjedhore nuk do të dihen deri më 28 mars, kur do të hedhet shorti i KShZ-së.

Në zgjedhjet e shtata presidenciale, Stevo Pendarovski, i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni, do të kërkojë mandat të ri, ndërsa kundërshtarë të tij janë Gordana Siljanovska-Davkova, e mbështetur nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni, Maksim Dimitrievski nga “E di”, Biljana Vankovska Cvetkovska nga E Majta, Bujar Osmani nga BDI, Stevço Jakimovski nga GROM-i dhe Arben Taravari i mbështetur nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN. Fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të planifikuara për 24 prill të këtij viti fillon më 4 prill në ora 00:00 dhe do të zgjasë deri në orën 24:00 të datës 22 prill. Listat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare duhet të dorëzohen në KShZ jo më vonë se 2 prilli, pra 35 ditë para zgjedhjeve të 8 majit.