Konfirmohen 12 yjet e NBA-së në “Tokio 2020”
Kombëtarja amerikane e basketbollit për meshkuj, e njohur ndryshe si “Dream Team”, që do të shkojë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, tani është gati. Mediat kanë zbuluar listën me 12 basketbollistë që trajneri Greg Popoviç do të ketë në “Tokio 2020”, ku luan për të mbrojtur medaljen e artë fituar 5 vite më parë, në Rio de Zhaneiro.
Orët e fundit është konfirmuar mungesa e Xhejms Harden, ende jo në formën optimale dhe vendin e tij e ka zënë Zak LaVin. Nga kombëtarja që fitoi të artën në Brazil, kanë mbetur vetëm dy lojtarë: Kevin Durant dhe Drejmond Grin. Gjithë të tjerët luajnë për medaljen e parë të artë në karrierën e tyre.
Nga lista me 12 emra, 3 janë ende në parket, pasi luajnë me ekipet e tyre në finalet “play off”.