Maqedoni

Komunës së Haraçinës i shkyçet rryma, shkak borxhi 540 mijë euro nga viti 2001

Të nderuar qytetarë të Komunës Haraçinë
Me keqardhje ju njoftojmë se sot kemi pranuar disa vendime për ç’kyçje të Komunës nga rrjeti elektrik.
Sipas vendimeve, të cilat po i publikojmë në shtojcë, sipas EVN borxhi total i Komunës Haraçinë si subjekt është mbi 33 milion denarë (540 mijë Euro)
Ky borxh i akumuluar prej vitesh (që nga viti 2001 deri në vitin 2021) përfshinë objektet në pronësi të Komunës, pompat për furnizim me ujë dhe ndriçimin publik.
Një veprim i këtillë arbitrarë nga ana e EVN është i papranueshëm për ne si Komunë.
Po ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme konform ligjeve për të zgjidhur një situatë të këtillë e cila do të shkaktoj dëme sidomos në furnizimin me ujë të banorëve të Haraçinës dhe Orllancës.

Shërbimi për informim i Komunës së Haraçinë