Maqedoni

Komuna e Gostivarit solli vendim! Do të ndajë 6.000 denarë për çdo fëmijë të porsalindur

Me 20 vota “për”, sot Këshilli i Komunës së Gostivarit miratoi Propozimin për dhënien e 6.000 denarëve për fëmijët e posa lindur në Gostivar, përcjell TV21. Ky vendim në Këshillin e Komunës së Gostivarit vjen me propozim të kryetarit, Valbon Limani i cili personalisht e propozoi në seancën e fundit të Këshillit, kurse e paralajmëroi ditë më herët.