October 18, 2024
BallinaMaqedoni

Kompania e deputetit të BDI-së blen një objekt me vlerë 5 milionë euro (Emri)

Ky objekt afarist ndodhet menjëherë pas Ministrisë së Ekonomisë dhe është ndërtuar në vitin 2012, dhe sipas Bankës NLB llogaritet në 4,952,967 euro.

Ndërtesa administrative në Shkup e ish-gjigantit të ndërtimit Beton, e cila së fundi ishte shpallur në një njoftim bankar si pjesë e procedurës ekzekutive dhe falimentimit, tashmë është shitur, mëson TV21.

Sipas informacioneve të TV21, kjo ndërtesë është blerë nga kompania e naftës Pucko Petrol për 5.1 milionë euro.

Ky objekt afarist ndodhet menjëherë pas Ministrisë së Ekonomisë dhe është ndërtuar në vitin 2012, dhe sipas Bankës NLB llogaritet në 4,952,967 euro, transmeton PlusInfo.

Pucko Petrol është në pronë të deputetit të BDI-së, Ismail Jajoski.
Pas zgjedhjeve ai u fotografua bashkë me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe përfaqësues të VLEN-it, duke shkaktuar spekulime në opinion nëse I është bashkuar shumicës së re.