September 19, 2024
BallinaMaqedoni

Komisioni do të zbardhë dhunën ndaj foshnjes në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup

Komisioni nga Klinika për Sëmundje të fëmijëve do ta zbardhë rastin e foshnjës tre muajshe nga Saraji. Familja e foshnjës pretendon se është dhunuar nga një punonjëse shëndetësore e Departamentit të Imunologjisë.

Infermierja do të tregojë anën e saj të ngjarjes, e cila shkaktoi një reagim publik duke postuar pamjet e foshnjës me mavijosje në krah.

Infermierja ka marrë ndihmë dhe mbështetje edhe nga Sindikata e Qendrës Klinike, anëtare e së cilës është. Ata theksojnë se askush nuk duhet të akuzohet para se të provohet fajësia.

“Nuk do të lejojmë që të nëpërkëmbet dinjiteti i punëtorëve shëndetësorë të Maqedonisë”, thonë nga Sindikata.

Me zbardhjen e rastit, në të njëjtën ditë ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i Klinikës së Fëmijëve vizituan familjen. Arben Taravari tha se nëse ka të vërteta në akuzat do të ketë sanksione.